Shkup, 24 mars – Për 24 muaj do të ketë urë të re me gjatësi prej 120 metra në bulevardin “ASNOM”, te hoteli “Rusia”.
“Për projektin është paraparë depërtim dhe vazhdim i një bulevardi të ri prej 2,107 metra, nga hoteli “Rusia”, përmes Vardarit dhe lagjes “Keramidnica” pranë panairit të Shkupit, tha në pres konferencën e sotme kryetari i Shkupit Petre Shilegov.
Projekti kushton prej 7,5 deri 8 milionë euro.
Në konferencën e sotme morën pjesë edhe kryetari i komunës Aerodrom dhe Gazi Babë Zllatko Marin dhe Boris Georgjievski.