San Francisko, 9 nëntor – Për shkak të zjarreve pyjore që përhapen shpejtë në pjesën veriore të Kalifornisë është urdhëruar evakuim i më shumë se dhjetëra mijëra njerëzve.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo persona të pësuar.
Policia nga qarku Bjut Kaunti kumtoi se evakuimi vlen edhe për gjithë qytezën Paradiz, e cila ka 27.000 banorë dhe ndodhet rreth 300 kilometra në verilindje të San Franciskos.
Shërbimi meteorologjik amerikan lëshoi paralajmërim të kuq nga rreziku nga zjarret në shumë pjesë të Kalifornisë.