Stamboll, 24 tetor – Në Stamboll është dhënë urdhër për arrestimin e 56 personave në kuadër të hetimit për lidhje me imamin Fetullah Gjylen, publikoi kanali privat televiziv, Si En En-Turk.
Supozohet se të dyshuarit kanë qenë shfrytëzues të aplikacionit mobil Bajlok (ByLock), i përdorur për përgatitje dhe realizimin e tentimit për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016.
Sipas autoriteteve turke, rrjeti i Gjylenit – FETO e ka organizuar dhe kryer grusht shtetin, me ç’rast jetën e kanë humbur 250 persona ndërsa rreth 2.200 janë lënduar.