Këngëtarë shumë i talentuar që kultivon muzikën e pastër shqipe, e ka nisur si traditë nga familja e që vazhdon të kultivojë me shumë dashamirësi. Uran Dervishi deri më tani ka pasur shumë suksese e që vazhdon që para 8 vitesh kur edhe filloi. Ai në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA zbulon të rejat e fundit!
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Tashmë keni një identitet muzikorë në skenë, kush është në fakt Urani jashtë skenës. Po pasioni për muzikë si ka nisur?
Pasioni për muzikën ka nisur nga vetë tradita familjare nga vëllezërit Dervishi ato kanë qen motivi dhe inspirimi im që të marr drejtimin e muzikës dhe të punoj në mënyrë profesionale.
KOHA: Mbani mend këngën e parë që keni kënduar?
Kënga e parë që kam kënduar para 8 viteve, ka qenë një baladë me titull “Atje në Holandë”.
KOHA: Cili është zhanri që parapëlqen më së shumti?
Zhanri që më pëlqen më shumë është zhanri popullor, të cilin vet e këndoj me shumë emocion dhe dëshirë.
KOHA: Cili është projekti i fundit që je duke punuar në të?
Projektet e fundit kanë qenë kënga “Kjo dashni” dhe kënga “Shoku Im”, projekti i radhës do të jetë një bashkëpunim një kënge me babin dhe xhaxhin tim me vëllezërit Dervishi.
KOHA: Ku i punon projektet muzikore dhe planet për të ardhmen?
Këngët i punoj më shumë me tekst nga Qamil Aliu, muzikë Naim Gjoshi dhe orkestrim Adis Ismaili, në bashkëpunim me produkusionin Beni dhe xhirimet e klipit i realizoj me Daniel Joveskin.
KOHA: Çfarë mendoni për këngëtarët e rinj dhe prurjet e reja muzikore, si dhe mesazhi për ato?
Këngëtarët e estradës shqiptare janë shumë në numër por pak nga ato mbetën artistë dhe japin mesazhe të logjikshme me proces dhe pak nga ato bëjnë këngë të mirëfillta, kam respekt për shumë koleg dhe kolege të cilët punojnë dhe kanë përgjegjësi në punën që bëjnë, mesazhi im për shumë këngëtarë është përkushtimi edukimi dhe profesionalizmi i këngës të jetë në nivele të larta artistike që të ketë mesazh dhe ndikim pozitivë tek publiku.