Londër, 14 tetor – Uragani Ofelia, përmes Oqeanit Atlantik po lëviz drejt Evropës, ndërsa vendi i parë që mund të goditet është Irlanda nga fillimi i javës së ardhshme. Uragani me siguri do ta godas bregun perëndimor të Irlandës të hënën, por derisa të mbërrijë deri te bregu evropian, më nuk do të ketë fuqi të uraganit”, njoftoi BBC-ja. Në Irlandë është shpallur paralajmërim për erërat e fuqishme. Ky do të jetë uragani i parë që do ta godasë tokën evropiane pas vitit 1961.