Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Majkëll në shtetet federale amerikane në Floridë, Xhorxhi dhe Karolinë Veriore.
Majkëll, uragani më i fortë në Amerikën kontinentale në 50 vitet e fundit, e ka kapluar bregun veriperëndimor të Floridës në afërsi të Meksikës me erë prej 250 metrave në orë. Moti i keq ka shkatërruar një të radhë me shtëpi, duke i lënë vetëm themelet.
Guvernatori i Floridës, Rik Skot deklaroi se pjesa veriperëndimore e shtetit është shndërruar në një fotografi “shkatërruese të paimagjinueshme”.
Më shumë se 900.000 familje, objekte tregtare dhe afariste në Floridë, Alabamë, Xhorxhi, Karolinë Veriore dhe Jugore kanë mbetur pa energji elektrike.
Meteorologët parashikojnë reshje të dukshme në Karolinën Veriore dhe Jugore dhe në Virxhinia para se sot uragani sërish të mbërrijë deri te oqeani.