Joao Felix është sensacioni më i fundit nga Portugalia që pas zbulimit të Cristiano Ronaldos. Më 11 nëntor mbushi 19 vjeç dhe në 575 minuta me Benfica këtë sezon ka shënuar 6 gola. Ne total janë 12 ndeshje që ka luajtur, prej të cilave 7 i ka nisur si titullar.
“Uragani Felix” është kthyer në trendin e klubeve më të mëdha të Evropës, mjafton të përmendim emra si Barça, Atletico, PSG, Bayern, Juve, Milan apo Dortmund që kanë dërguar zbuluesit e tyre të talenteve për ta ndjekur nga afër atë, madje disa prej klubeve në fjalë i kanë kërkuar edhe një çmim presidentit të Benficas.
Së fundi është Real Madrid që kërkon të hidhet në sulm frontal për të marrë shërbimet e sulmuesit, që konsiderohet si rivalizuesi i Mbappe pas epokës Messi-Ronaldo.
Aktualisht ai ka rinovuar kontratën me Benfica deri në vitin 2023 dhe klauzola e largimit të tij është 120 milionë euro. Një shifër që pritet të rritet sepse klubi portugez kërkon t’i ofrojë kontratë të re talentit dhe klauzola të shkojë në 200 milionë euro.
Gjatë merkatos së verës në drejtim të Benfica shkoi një ofertë prej 60 milionë euro nga një klub i Premier League, por emri nuk u bë publik. Për këtë klauzola e tij u dyfishua. Tani, është Real Madrid që e shikon atë si pasuesin CR& në “Bernabeu” dhe do shkojë me një ofertë zyrtare tek presidenti Luis Filipe Vieira.