Uashington, 6 shtator – Uragani Dorian sot arriti në bregun e Karolinës Veriore, duke goditur me erëra të fuqishme dhe valë të mëdha në plazhet e atij shteti amerikan, vetëm disa ditë prejse tërësisht shkatërroi pjesë të Bahameve.
“Stuhia me erë me fuqi edhe deri 150 kilometra në orë e goditi Kejp Hateras rreth orës 9 sipas kohës lokale, kumtoi Qendra Nacionale për uragane.
Në kumtesë shtohet se moti i keq e përfshiu bregun e Karolinës Veriore me erëra të fuqishme.
Meteorologët paralajmërojnë se Dorian më vonë do të sjellë erë me fuqi të stuhisë tropikale në ishullin Nantuket, ndërsa në Masaçusets të shtunën në mëngjes.
Më shumë se 28.000 shtëpi dhe kompani në mëngjes mbetën pa energji elektrike në Karolinën Veriore dhe Jugore, ndërsa në Virxhinia, sërish, është urdhëruar evakuim.