Meksikë, 2 korrik – Uragani Barbara po përforcohet derisa kalon përmes Oqeanit të Qetë në drejtimin perëndim-veriperëndim.
Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane shpalli se mbërrijnë erëra të cilat fryjnë me një shpejtësi prej 215 kilometra në orë, me goditje të përkohshme edhe më të fuqishme, për shkak të së cilës ky uragan i takon kategorisë së katërt.
Qendra për Uragane është rreth 1.705 kilometra në jugperëndim të majës jugore të Gadishullit Meksikan Baha Kaliforni dhe lëviz në drejtim të bregut me një shpejtësi prej 24 kilometrave në orë.(koha.mk)