МАКЕДОНИЈА
Shkup, 22 nëntor – Pjesë e madhe e qytetarëve të Tetovës kanë reaguar ndaj Komunës së Tetovës se ura e re e cila ndërtohet tek policia ballafaqohet me nivelin e lartë të ujit të lumit Pena. Ata frikësohen se ndërtimi i urës mund të jetë shkak për daljen e ujit të Lumit Pena nga shtrati.
Nga sektori për komunikacion i Komunës së Tetovës thonë se i kanë marrë ankesat nga qytetarët, dhe vërtetojnë se ndër urë mund të kalojnë mjaftueshëm sasi uji në rast të reshjeve intensive të shiut.
“Qytetarët interesohen përse ura është vendosur në nivel të ulët dhe frikësohen nga vërshimet. Ndërkohë këtu është edhe ura e vjetër e metaltë e këmbësorëve e cila më pas dislokohet. Ura është e gjerë 15 metra. Kjo urë është 1.5 herë më shumë mundësi për kalimin e ujit në krahasim me urën tek Çarshia e Epërme”, thotë Husein Demiri, udhëheqës sektori.
Ura e re ndërtohet tek vendi i urës së metaltë të këmbësorëve. Tani nëpërmjet urës mund të kalojnë edhe vetura. Akset rrugore përfshijnë 6 metra nga dy akse në dy anët dhe trotuar nga dy metra.