Ura mahnitëse, e gjatë një kilometër, në Kamboxhia është e ndërtuar nga 50 mijë shkopinj të fortë të bambusë. Ajo rindërtohet çdo vit nga banorët e vendit., shkruan Daily Mail. Ura ndërtohet në kohë të thatë për të lidhur qytetin Kampong Cham me një mijë familje që jetojnë në ishullin Koh Paen.
Kjo traditë e rindërtimit është tashmë e vjetër me dekada. Ajo nuk është praktikuar vetëm në kohën kur ka ndodhur lufta civile në Kamboxhia. Kjo urë, përveç që është e fortë për të ecur mbi të, mund të mbajë edhe bicikleta, vetura e kamionë.