UP-ja kërcënohet nga ISIS-i

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë se arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik është kërcënimi që kanë marrë përmes një letre në emër të Shtetit Islamik. Ai ka thënë se në letër shkruante: “Do t’ju sulmojmë me datën 15 [shkurt] dhe shihemi te Zoti”, raporton KTV. Hoti ka theksuar se letrën nuk mund ta bëjë publike pasi ajo i është dorëzuar policisë.