Uashington, 21 mars -Është e mundur Serbia dhe Kosova këtë vit të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo do të varet nga mbështetja politike që e kanë liderët e të dy vendeve, deklaroi Kurt Uoker, ish-ambasador amerikan në NATO dhe përfaqësues i tanishëm special i SHBA-së për Ukrainën.
Uoker vlerëson se nuk nevojitet kthim në të kaluarën dhe se marrëveshja është e rëndësishme për të dyja palët për shkak të stabilitetit dhe rrugës drejt BE-së.
Ai theksoi se personalisht nuk ka asgjë kundër idesë për korrigjim të kufijve.
“Varet nga ajo se çka do të vendosin dy vendet. Ekziston rregulla, në pajtim me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, kufijtë nuk guxon të ndryshohen me fuqi, si aneksimi rus i Krimesë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Por nëse dy vendet dakordohen ashtu në negociata, si shkëputja e Sllovakisë nga Çekia, atëherë ne të tjerët duhet të dakordohemi me atë dhe ta respektojmë”, theksoi Uoker. (koha.mk)