Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim të afirmimit të kulturës, në bashkëpunim me komunitetin artistik dhe dirigjenten, Agona Çajupi, përmes një shpallje të publikuar i fton të gjithë të interesuarit në një takim-pranim për formimin e Korit të Femrave “Lorenc Antoni”. Takim-pranimi do të bëhet më datë 11 shtator (E hënë) në orën 11 në hapësirat e Qendrës informative kulturore (QIK).