Stamboll, 8 Prill – Universiteti Nënë Tereza (UNT) në Shkup tani më ka edhe një doktor shkencash, pasi që docenti Bujamin Bela, nga Fakulteti i Shkencave Teknike pranë UNT-së, mbrojti me sukses temën e doktoraturës “Ndikimi i pabarazive dhe padrejtësive pagesore financiare tek intencat për lënjen e punës me moderator kushtet e punës” pranë Universitetit të Stambollit, informon gazeta KOHA.
“UNT shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, brenda vendit por edhe jashtë tij, si rrjedhoj e hulumutimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së. Ngritja e kredibilitet profesional të kuadrave të reja akademike nuk është lajm i mirë vetëm për ne, por edhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e UNT-së.
Profesori Bujamin Bela ka marrë titullin “Doktor shkence” në Departamentin e menaxhimit me resurset njerëzore pranë Universitetin të Stambollit, ku ka shtjelluar ndikimin e pabarazive dhe padrejtësive pagesore (pagat bazë dhe beneficionet) tek intencat për lënjen e punës me moderator kushtet e punës. (koha.mk)