UNT: Doganë dhe shpedicion, sport, dizajn… disa nga drejtimet e reja studimore

Shkup, 25 korrik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e konfirmoi plotësimin e konkursit në programet e reja studimore në ciklin e parë dhe të dytë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, njofton Koha.

Në ciklin e parë konkursi u plotësua me programet e akredituara:

* Dogana shpedicion dhe sigurime;

* Programim i aplikuar;

* Agroinzhineria;

* Dizajn dhe modelim i tekstilit.

Njëherit qeveria aprovoi edhe konkursin për ciklin e dytë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe atë në programet studimore:

* Inxhineri ekonomike dhe menaxhment

* Media dhe studime interkulturore

* Punë dhe politikë sociale

* Sport dhe shkenca sportive

* Inxhineri softuerike e aplikuar – Gjuhë Shqipe

* Inxhineri softuerike e aplikuar – Gjuhë Angleze

Është e rëndësishme të ceket se programet në ciklin e parë janë unike që realizohen për herë të parë në gjuhën Shqipe në Republikën e Maqedonisë, e njëjta vlen edhe për disa programe të ciklit të dytë.

Me këtë Universitetin “Nënë Tereza”, zgjeron spektrin e programeve të veta në përputhje me kërkesat e tregut të punës ashtu siç është parapa në programin e zhvillimor të UNT-së.

Konkursi i plotë për të dy ciklet studimore do të shpallet në shtypin e ditës, ditëve në vijim.