Sipas Hajredinit, Komisioni për akreditim pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH), pritet të akreditoj drejtimin për doganë dhe shpedicion si dhe për infermieri të përgjithshme
Aida XHONI
Shkup, 5 prill – Universiteti “Nënë Tereza” nw Shkup pritet që vitin e ardhshëm akademik (2018/2019) të sjell tetë programe të reja studimore, disa prej të cilave do të jenë për herë të parë në gjuhën shqipe. Këtë për gazetën Koha e tha përgjegjësi për arsim pranë UNT-së, Bilgin Hajredini.
Sipas Hajredinit, Komisioni për akreditim pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH), pritet të akreditoj drejtimin për doganë dhe shpedicion si dhe për infermieri të përgjithshme.
“Veç se kanë kaluar. Ne i kishim tetë programe studimore në proces të akreditimit, pesë prej tyre do të thotë kanë kaluar, siç është kimia e inxhinieringut, biokimia teknologjike, agro-ekonomia, dizajn modelim i tekstilit, ndërsa në proces jemi duke pritur drejtimet dogana shpedicion dhe sigurim që është në proces të akreditimit dhe presim përgjigje për të njëjtit po ashtu edhe një drejtim atraktiv i cili është për herë të parë në gjuhën shqipe: infermieri e përgjithshme tre vjeçare si drejtim specifik, për këto jemi duke pritur përgjigje nga MASH gjegjësisht nga Komisioni për akreditim”, tha Hajredini.
Sa u përket bursave studimore, UNT këtë vit ka bërë një model të ndryshëm kështu duke organizuar gara matematikore dhe për biznes plane nëpër shkolla të mesme, duke u mundësuar më të mirëve të studiojnë falas ose me participim të pjesërishëm.
“UNT këtë vit sa i përket bursave kemi bë një model më të ndryshëm. Organizojmë gara për lëndë matematiko-natyrore, do të thotë kimi, fizik, biologji, matematikë. Ku presim të jenë pjesëmarrës maturantë të shkollave të mesme dhe vendet e para të cilat do të dalin nga këto gara të shpërblehen me bursë 100%, ndërsa vendet e dyta do të shpërblehen me 50% katër vite të studimit, ndërsa vendet e treta do ta kenë vitin e parë pa pagesë. Këto janë një lloj gare apo inovacion nga universiteti kuptohet që të shpërblehet një numër më i madh i nxënësve të shkëlqyeshëm. Po ashtu organizojmë gara me biznes planë kriteret janë të njëjta dhe shuma e bursës siç vlen për garat e matematikës lartë”, deklaroi ai. (koha.mk)