Në mesin e të arrestuarve sot në Kosovë janë edhe dy zyrtarë të UNMIK-ut.
“UNMIK-u është duke përcjellë me shqetësim të thellë zhvillimet sot në veri të Kosovës, përfshirë ndalimin e dy punonjësve të OKB-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre nga ana e Policisë së Kosovës. Që të dy punonjësit më vonë janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve. Jemi në përcaktim të rrethanave të sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”, thuhet në kumtesën e këtij misioni, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin ka ftuar për lirim të menjëhershëm të punonjësve të OKB-së, duke shtuar se “çfarëdo dëmi shkaktuar punonjësve të Kombeve të Bashkuara do të përcillet me përgjigje më të larta diplomatike dhe ndërkombëtare ligjore”.
“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë pjesë”.