Shkup, 25 shtator- Kanë ngelur edhe pesë ditë deri në Referendum, ndërsa regjisori maqedonas, Slobodan Unkovski vlerëson se nëse referendum nuk ka sukses “Maqedonia do të bëhet vend ku nuk do të ketë jetë”, shkruan Birn, transmeton Gazeta Koha.
“Për mua referendum i suksesshëm është dalje solide e qytetarëve, derisa referendumi nuk ka sukses, Maqedonia do të bëhet vend i pamundur për jetesë. Por, ndoshta çështja është më e rendë çka nëse ka sukses? Atëherë na prêt sfidë e madhe ti afrohemi BE-së dhe NATO-së”, theksoi Unkovski në pyetjet e shkurtra nga Prizma.