Shkup, 21 maj – Me një lutje kushtuar vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi me të cilën kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan filluan festimin e patronatit të USHCM-së si dhe festimin e Ditës së iluministëve sllovenë 24 Maj.
Rektori prof.dr. Nikolla Jankullovski në solemnitet përkujtoi se USHCM, këtë vit e shënon 69 vjetorin e themelimit, është universiteti më i madh dhe më i vjetër në Maqedoni.
“Universiteti ynë është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në vend, me numër më të madh të programeve studimore që i ka mbi 500, ashtu që kandidatët e ardhshëm, studentë të universitetit tonë do të kenë mundësi të shkëlqyer të zgjedhin sipas dëshirave, nevojave dhe afiniteteve”, tha Jankullovski.
Theksoi se zhvillimin e Universitetit më së miri e sheh në përmirësimin e cilësisë së programeve studimore, tërheqjen e një numri sa më të madh të studentëve të huaj dhe shtoi se nga vlera e veçantë paraqet edhe këmbim internacional me programet Erazmus të studentëve dhe profesorëve.
Para përmendores së Cirilit dhe Metodit të shenjtë ishin dorëzuar lule nga përfaqësuesit e fakulteteve dhe institucioneve në suaza të USHCM-së, si dhe nga ambasadori rus në Maqedoni Oleg Shçerbak.
Titulli profesor nderi i Universitetit (proffesor honoris causa) i ishte ndarë prof.dr. Fridrih Herbst, profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Vjenë – në Universitetin “Zigmund Frojd”, në shenjë mirënjohjeje për arritjet në veprimtarinë mësimore-edukative, hulumtuese-shkencore, si dhe për meritat e mëdha në zhvillimin e kirurgjisë abdominale të Maqedonisë.
Herbst tha se ndjehet krenar dhe me nder që pikërisht ai është zgjedhur për këtë titull, duke potencuar se kontaktet e para me USHCM-në datojnë që nga viti 2003.
“Në vitin 2006 më është ndarë titulli viziting profesor, që ishte arsye për përforcimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Në vitin 2009 më paraqiste nder të veçantë të marr pjesë në solemnitetet me rastin e 60-të vjetorit të themelimit të universitetit dhe me këtë rast ta prezantoj Universitetin tim”, tha Herbst.
Herbst ka kontribut të madh në përparimin e kirurgjisë së Maqedonisë dhe mjekësisë në përgjithësi. Në mënyrë aktive merr pjesë në edukimin e kuadrove nga Klinika për kirurgji digjestive, me kryerje praktike të operacioneve, veçanërisht me metodën e kirurgjisë invanzive minimale të abdomenit.
Sonte në Filarmoninë e Maqedonisë do të mbahet akademi solemne, në të cilën do të mbajnë fjalim prof.dr. Nikolla Jankullovski dhe kryeministri Zoran Zaev.