Shkup, 22 korrik – Universiteti “Nënë Тereza” në Shkup shpalli konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në vitin akademik 2019/2020, njofton Koha.mk
UNT, siç citohet në njoftimin zyrtar, këtë vit akademik hap dyert për gjenaratën e katërt e studentëve që do të vijojnë studimet e ciklit të parë dhe gjeneratën e dytë për studime të ciklit të dytë. Në pesë fakultetet e tij, UNT ofron 27 programe studimore për ciklin e parë, ku do të pranohen 1485 studentë të rinj dhe 210 kandidatë për studimet e ciklit të dytë, në 11 programe studimore.
Në vitin akademik 2019/2020 UNT do të pranon 865 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 385 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 235 me korrespondencë.
Për kushtet dhe kriteret e regjistrimit mund të informoheni në linqet më poshtë.
PËR CIKLIN E PARË
http://unt.edu.mk/wp-content/uploads/2019/07/cikli-i-pare-2019-2020.pdf
PËR CIKLIN E DYTË
http://unt.edu.mk/wp-content/uploads/2019/07/cikli-i-dyte-2019-2020.pdf.