Universiteti “Goce Dellçev”-Shtip e shpalli Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në vitin akademik 2017/2018. Në pajtim me kërkesat e Universitetit, vende të lira ka për 5.200 studentë në 12 fakultete dhe në tre akademi.
“Afati i parë i regjistrimit do të jetë më 14, 15 dhe 16 gusht. Afati i dytë më 24 dhe 25 gusht, ndërsa i treti më 4 dhe 5 shtator. Organizimi do të jetë si të gjitha vitet deri më tani në në vend dhe në studimet e disperzuara, gjegjësisht në qendrat mësimore në UGD në Strumicë, Kavadar, Prilep, Radovish dhe Shkup”, deklaroi Kiril Barbareev, prorektor i UGD-Shtip. Ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës doli në ndihmë për t’i përmbushur kërkesat e Universitetit të Shtipit për hapjen e programit studimor për kitarë klasike në Akademinë e muzikës.
Sipas dispozitave të konkursit, Universiteti i Shtipi nuk do të paguajë participim studentëve pa prindër, personat me invaliditet nga shkalla e parë, invalidëve të luftës, personave të kujdesur në shtëpitë për fëmijë pa prindër, ndërsa risi nga ky vit akademik është ajo që studentët të cilët janë rritur vetëm me një prind do të paguajnë gjysmë nga vlera e pjesëmarrjes.