Studentët dhe profesorët nga universitet private shprehen se universitetet private ofrojnë mundësi më të mira dhe më cilësore për studentët. Rëndësi të madhe për ta ka praktika dhe bashkëpunimet jashtë vendit si dhe punësimi, që në shumicën e rasteve fakulteti u ndihmon rreth punësimit
Remzije BILALLI
Shkup, 8 tetor – Studentët në Universitetet private vlerësojnë se kanë mundësi më të mira për studime dhe punësim në krahasim me atë se çka ofrojnë universitetet shtetërore. Edukimi universitare siç dihet është vendimtare për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërie, kombi dhe rrjedhimisht edhe të një shteti, shkruan gazeta KOHA. Prandaj zgjedhja e cilësisë në arsimin universitar është dilema më e madhe e cila vë në udhëkryq nxënësit për të vendosur mes universiteteve private dhe atyre publike. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se në vitet e fundit interesi për regjistrim në fakultete private është i njëjtë dhe shkon nga 12 në 13 për qind.
Në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik theks të veçantë studentët nga e gjithë bota kanë vënë mbi cilësinë dhe mundësinë në arsim. Ndërkaq për gazetën Koha, Arta Qerimi studente e këtij universiteti u shpreh se mundësit e të studiuari në universitetet private janë më të mëdha dhe më me perspektivë.
“Ne ligjëratat i zhvillojmë ne gjuhën angleze, përkundrejt kësaj mësojmë edhe gjuhë të tjera siç është gjuha turke e cila na hap mundësi për më shumë punë. Kemi mundësi më të mira praktike sepse fakulteti na mundëson praktikë edhe jashtë vendit dhe kemi bashkëpunime me firma të ndryshme në të cilat shumë studentë pas përfundimit të fakultetit i kanë pranuar në punë”, tha Qerimi. Mes të tjerash ajo shtoi se çdo vit studentët kanë mundësi të shkëmbimit jashtë Maqedonisë dhe kjo shërben si një përvojë e mirë për ti shkëmbyer përvojat e tyre dhe mësuar diçka nga vendet tjera. Por me anë të kësaj krijojnë lidhje të reja dhe hapin dyert për punësim jashtë vendit.
Ndërsa në ueb faqen e Universitet Amerikan rektori i këtij fakulteti kishte listuar disa arsye se pse duhet studentët të zgjedhin këtë fakultet për shkak të kushteve dhe cilësive të mira që posedon, bashkëpunimit me firmat e ndryshme që u japin mundësi studentëve për punësim më të lehtë si dhe shumë benefite të tjera. Në deklaratën e tij, ai kishte theksuar se 90% e të diplomuarve në këtë fakultet për më pakë se gjashtë muaj pas përfundimit të fakulteti kishin gjetur punë.
Për studentët ne universitet shtetërore shuma në këto universitete është tejet e lartë për standardet në Maqedoni, për këtë arsye shumica e këtyre studentëve për zgjidhjen e tyre për universitete e kanë të vendosur që në start. Ndërkaq një vit në universitet private në Maqedoni mund të kushtojë më shumë se 2500 euro duke llogaritur të gjitha shpenzimet e mundshme si tekste shkollore, uniforma, ekskursionet dhe shumë shpenzimet tjera. (koha.mk)