Pas Chelseat e Arsenalit, edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Cagliarit, Nicolo Barella njofton të enjten gazeta britanike “Daily Mirror”. Bëhet e ditur se Manchesteri tashmë ka kontaktuar ekipin italian, i cili për lirimin e Barellas kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim, njofton Koha Ditore, transmeton gazeta Koha.
Barella 22-vjeçar, pëlqehet nga trajneri Ole-Gunnar Solksjaer që e sheh mesfushorin defensiv si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm. Barella këtë edicion ka një gol e tri asistime në 34 paraqitje për Cagliarin në të gjitha garat. Ai te Cagliari është transferuar para tri vjetësh nga Como për 1.3 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Barella ka edhe pesë paraqitje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.