Skuadra e Manchester Unitedit ia ka caktuar çmimin sulmuesit Jesse Lingard, ka njoftuar “Daily Mirror” të enjten.
Raportohet se për ta lënë të lirë Lingardin në verë, Unitedi po kërkon 35 milionë euro. Lingard në janar të këtij viti u huazua te West Ham Unitedi dhe ekipi londinez ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.
Lingard po shkëlqen te West Hami pasi në tetë paraqitje deri më tash, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime.
28-vjeçari ka kontratë me Manchester Unitedin deri vitin tjetër, kurse ka edhe 27 ndeshje e katër gola të shënuar me Anglinë.