Raportohet se Manchester Unitedi është i gatshëm që të ofrojë 80 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.
Sipas Sky Sky Sport Italia, dy klubet kanë qenë në kontakte për të biseduar situatën dhe përfaqësuesit serb, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Unitedi ende s’ka bërë ofertë zyrtare, për dallim nga PSG-ja që raportohet të ketë bërë ofertë që është refuzuar nga Lazio. Lazio kërkon 100 milionë euro për shërbimet e Milinkoviq-Saviqit.