Robert Lewandowski raportohet se do të jetë pasardhësi i Zlatan Ibrahimoviqit te Manchester Unitedit. Ibrahimoviq, 35-vjeçar, gjatë kësaj vere do të jetë pa kontratë dhe ende nuk është pajtuar për vazhdimin e saj me klubin anglez. Gazeta spanjolle “Don Balon” raporton se sulmuesi i Bayern Munichut, Lewandoski, do të jetë në listën e dëshirave të Mourinhos në rast të largimit të shtatlartit suedez. Ibrahimoviqi në debutimin e tij me Unitedin ka realizuar 27 gola në të gjitha garat dhe në rast largimi, do të lërë zbrazëti të madhe në sulmin e “Djajve të kuq”.
Por sulmuesi polak është zëvendësuesi i duhur i Ibrës. Ai sivjet ka realizuar 44 gola dhe ka kualitetet e duhura për një sulmues qendror, ashtu siç kërkon Mourinho. Të gjitha shpresat e Unitedit për transferimin e Lewandowskit varen nëse klubi siguron një vend në Ligën e Kampionëve.