Manchester Unitedi ka gati ofertën prej 60 milionë eurove për sulmuesin anësor të Juventusit, Douglas Costan. Planet e Unitedit janë duke vazhduar për afatin kalimtar të transferimeve pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Sipas mediave italiane, klubi anglez do ta bëjë ofertën në janar të këtij viti, pasi e ardhmja e Alexis Sanchez nuk është e sigurt në “Old Trafford”. Costa në këtë stinor ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dy asistime.