[adning id="476476"]

United zyrtarizon blerjen e Jadon Sanchos

19

“Kjo është shtëpia e tij. Ky është vendi që i përket”. Ky është mesazhi me të cilin Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit anglez, Jadon Sancho, nga Borussia e Dortmundit.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pra me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2026, ndërsa operacioni, sipas mediave britanike, do t’u kushtojë “Djajve të Kuq” 73 milionë stërlina (mbi 85 milionë euro).

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës Borussias së Dortmundit, që më dha mundësinë për të luajtur në ekipin e pare,” – ishin fjalët e para të lojtarit për faqen e klubit anglez.

“Kjo është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të luaj në Premier League. Manchester United është një ekip i ri dhe emocionues dhe unë e di se, së bashku, ne mund të bëjmë diçka të veçantë për të arritur sukseset që meritojnë tifozët”.