United zhgënjen në shtëpi, Crystal Palace i shkakton humbjen e parë

Manchester United zhgënjen sërish, këtë herë në “Old Trafford”, ku edhe pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht me rezultatin 1-2 përballë skuadrës modeste të Crystal Palace.

“Djajtë e kuq” e panë veten në disavantazh që në minutën e 32-të, kur Crystal Palace shënoi me Ajeë, ndërsa në minutën e 70’ humbi edhe një 11-metërsh me anë të sulmuesit kryesor Marcus Rashford.

Barazimi për United erdhi vetëm në minutën e parafundit të ndeshjes dhe u shënua nga uellsiani James, por kur “djajtë” u hodhën në sulm për të gjetur golin e fitores, londinezët shfrytëzuan një kundërsulm për të shënuar golin e dytë me van Aanholt, për të marrë 3 pikët në këtë takim.

Në sfidat e tjera, Southampton triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Brightonit, Leicesteri fitoi 1-2 ndaj Sheffield United dhe Watfordi u mposht me rezultatin 1-3 në shtëpi nga West Hami.