United zbulon fanellat e reja per sezonin e ardhshëm

22

Manchester Unitedi e ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21. Këtë fanellë “Djajtë e Kuq” do të kenë mundësi ta veshin edhe në Ligën e Kampionëve, pasi që e siguruan kualifikimin me radhitjen në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës.

“Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur “ngjyrosje hapësinore” që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për herë të parë kjo fanellë do të vishet të mërkurën në ndeshjen ndaj LASK Linz, në Ligën e Evropës.

Comments are closed.