Pavarësisht raporteve që vinë nga Anglia që thonë se Manchester United janë jashtë garës për Jude Bellingham, analisti i transfereve, Fabrizio Romano ka shpalosur ekskluzivisht në “Daily Briefing” të CaughtOffside që Djajtë e Kuq ende janë në garë për talentin e Dortmundit
Edhe pse skuadra angleze e dinë që pas tij janë edhe dy skuadra si Manchester City dhe Liverpool, ata besojnë se do të mund ta arrin ta marrin Bellinghamin.
“Me aq sa kam kuptuar, nuk është se Manchester United nuk janë në garë për të”, theksoi Romano.
“Ata e dëshirojnë Bellingham por ata e dinë që Liverpool, Manchester City dhe real Madrid janë më të fuqishëm në treg për të për shkak se kanë avancuar me projektet e tyre”.
“Kështu që Manchester United do të përpiqen por ata e dinë që do të jetë e vështirë. Tani do të fokusohen në janar, jo në qershor”.