United tenton të rrëmbejë yllin e Bayern

Manchester United duket se është interesuar për një blerje të mundshme të sulmuesit të Bayern Munich, Leroy Sane. Sipas The Mirror, Djajtë e Kuq kanë humbur durimin me Antony të Ajax-it dhe kanë kontaktuar kampionët e Gjermanisë për ish-yllin e City-t. Bayern është gati ta lërë të lirë Sane për çmimin e duhur, pavarësisht se lojtari ka akoma edhe tre vite në kontratën e tij.

Drejtuesit e United besojnë se Sane do të ishte një goditje e madhe dhe nuk janë të shqetësuar aspak për të kaluarën e tij si një lojtar i rivalëve të City-t. Nëse Sane do të transferohet në Old Trafford, ai do të bëhej pjesë e një liste të vogël lojtarësh që kanë luajtur për të dy klubet, si portieri danez Peter Schmeichel, anglezi Andy Cole dhe argjentinasi Carlos Tevez.