Shkarkimi i Ralf Rangnick i kushtoi Manchester United 15 milionë £, pavarësisht se gjermani kaloi vetëm gjashtë muaj në rolin e trajnerit të përkohshëm.
Rangnick u emërua në mënyrë të përkohshme në fund të vitit të kaluar pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua nga detyrat e tij në Old Trafford.
Në drejtimin e trajnerit gjerman, United u eliminua nga Champions League në 1/8-at ndaj Atletico Madrid-it. Djajtë e Kuq gjithashtu nuk arritën të kualifikoheshin në kompeticionin më të mirë të klubeve në Europë sezonin e kaluar.
Djemtë e Rangnick zunë vendin e gjashtë, duke u kualifikuar për në Europa League këtë sezon. Megjithatë, një gjë pozitiev nga periudha e Rangnick është se ai nuk ishte kishte probleme të shprehte publikisht problemet në klub.
Megjithatë, rezultatet në fushë nuk ishin mjaftueshëm të mira, dhe siç zbulohet nga gazetari Kieran Maguire, shkarkimi i ka siguruar Rangnick një shpërblim tetëshifror.
Erik ten Hag mori drejtimin në verë, duke lënë pas klubin afatgjatë Ajax dhe Rangnick supozohej të merrte një rol këshilltari për të mbështetur trajnerin e ri.
Megjithatë, roli i ri nuk u zyrtarizua kurrë dhe të dy palët vendosën të ndaheshin. Rangnick që atëherë ka kaluar në drejtimin të kombëtares së Austrisë.