Manchester United pritet të ketë një revolucion në verë me dëshirën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Ky i fundit do të skarcojë një pjesë të ekipit, ndërsa do të punojë dhe për afrimet e reja. Drejtuesit e klubit kanë nisur punën dhe i pari që është pikasur është Daniel James.
Sulmuesi i krahut luan me Swansean dhe “Djajtë” duan ta sjellin në “Old Trafford”. Oferta fillestare për 21-vjeçarin ishte 10 milionë paund, ndërsa tani skuadra e Manchesterit e ka rritur dhe me 5 të tjera. Swansea ka 15 milionë në tavolinë dhe marrëveshja është shumë afër sipas Sky Sport.
Lojtari dëshiron që t’i bashkohet skuadrës së United. Ai ka bërë mjaft mirë këtë sezon pasi ka luajtur 33 ndeshje të plota, 28 në formacion dhe ka shënuar 4 gola. Kapërcimi nga Championship në Premier League shihet me rrezik, por Solskjaer është i bindur nga aftësitë e uellsianit.