Manchester United vazhdon të refuzojë ofertat e njëpasnjëshme të Interit për sulmuesin belg Romelu Lukaku. Edhe pse dështoi shkëmbimi me Paulo Dybalan, Djajtë e Kuq vazhdojnë të bëjnë rezistencë dhe nuk e lënë të lirë Lukakun për një shifër më të ulët se 80 milionë euro.
Sipas Sky Sport UK, Manchester United ka refuzuar edhe ofertën e fundit të zikaltërve prej 74 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme kjo që nuk është marrë në konsideratë nga klubi anglez, megjithatë Interi pritet ta rrisë deri në 80 milionë euro ofertën për 26-vjeçari, pasi sulmuesi potent i United vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Antonio Contes për repartin e avancuar të zikaltërve.