Manchester United nuk ka luajtur kurrë kundër PSG në Champions. PSG ka fituar vetëm një herë në Angli, kur mundën 3-2 Liverpool, në ndeshjen e pare të fazës në grupe të këtij edicioni. Manchester United ka humbur vetëm dy herë në 26 ndeshjet e tij kundër skuadrave franceze (14F, 10B).
Ndërkohë, PSG ka fituar vetëm pesë nga 19 ndeshjet e luajtura me kundërshtarë nga Premier League, edhe pse më i fundit ishte një sukses 2-1 në shtëpi, kundër Liverpool, në ndeshjen e 5-të të këtij Champions-i. Kujtojmë se Di María u bashkua me PSG nga Manchester United, në vitin 2015.