United planifikon një ofertë marramendëse në janar për Mbappen

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë duke eksploruar mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe në janar pas lirimit të Cristiano Ronaldos.

United është i prirur të sjellë yllin e PSG-së dhe Francës, Mbappe në janar dhe tashmë kanë bërë gati një ofertë.

Sipas mediumit The Mirror, sulmuesi ka të ngjarë t’u kushtojë atyre mbi ‘150 milionë funte apo rreth 175 milionë euro plus një pako e ngjashme pagash me Ronaldon prej rreth 500 mijë funtesh (580 mijë euro) në javë.

Advertisements

Ata gjithashtu raportojnë se Victor Osimhen i Napolit po konsiderohet si një opsion sulmues rezervë, i cili mund të jetë i disponueshëm për afatin e janarit.

Nëse Erik ten Hag mund të sillte Mbappen në këtë afat kalimtar, do të ishte një goditje e madhe që mund të kishte një efekt serioz në Ligën Premier.

Pavarësisht se është vetëm 23 vjeç, francezi është tashmë një fitues i Kupës së Botës dhe ka shënuar 221 gola në karrierën e tij me klube.

Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer të martën teksa gjeti rrjetën në ndeshjen e parë të Francës kundër Australisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një sulmues i kalibrit të Mbappes mund të ketë një efekt dramatik në sezonin e United, pasi ata kërkojnë të rikthehet si një klub i Ligës së Kampionëve.