Red Bull Salzburg po dominon prej vitesh futbollin austriak, ndërkohë që shërben edhe si trampolinë për shumë emra të talentuar. Drejtuesit e Salzburg paguan 2.5 milionë euro për shërbimet e Benjamin Sesko në vitin 2019.
Slloveni ishte pjesë e ekipit U17 të Domzales kur skautët e talentuar të kampionëve të Austrisë e zbuluan. Sot është një sulmuesit më premtues të futbollit europian. 19-vjeçari numëron 13 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren sllovene.
Disa klube të njohura po e monitorojnë me sukses qendërsulmuesin shtatlartë, ndërkohë që Manchester United ka shprehur interesim konkret për të.
Kampionët e Austrisë e dinë mirë se Sesko ka një të ardhme të ndritur përpara dhe kanë përfituar të bëjnë pak humor me “Djajtë e Kuq” në rrjetet sociale.
“Duam 300 milionë euro dhe Bruno Fernandes për Seskon”, shkruhet në Twitter nga Salzburg, që shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit në të ardhmen.