Manchester United vazhdon të monitorojë me kujdes tregun e transferimeve të lojtarëve, në kërkim të emrave cilësorë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Një nga repartet ku “Djajtë e Kuq” insistojnë më tepër për tu përforcuar, është ai i mbrojtjes dhe emri i parë në listën e shpenzimeve është ai i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Skaut të klubit anglez ndoqën nga afër paraqitjet e mbrojtësit nga Senegali në sfidën përballë Fiorentinës, ndërkohë që sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi nga “Old Trafford” pritet të bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur Napolin të lërë të lirë mbrojtësin. Kontrata e Koulibaly me italianët përfundon në qershor të vitit 2023.