Man United nuk janë të sigurtë nëse Paul Pogba do të qëndrojë në ‘Old Trafford’, dhe për këtë kanë vendosur që të interesohen për Ivan Rakiticin. Mesfushori i Kroacisë u pa si një zëvendësues potencial i Paul Pogbas, ku klubi po ndihet i pa sigurtë se francezi mund të kalojë te ndonjë skuadër në merkaton e verës, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA. Solskjaer po mundohet që me çdo kusht ta gjejë një pasardhës të shkëlqyer në mesfushën e’Djajve të Kuq’.
United gjithmonë është munduar që të mos e lejojë Pogban të largohet, po ky i fundit me gjasë këtë verë do të rikthehet tek klubi i mëparshëm Juventusi. “A mendon Pogba do të largohet për shkak të Mourinhos? Sigurisht.” u shpreh vëllau i tij Mathias.