Manchester United dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e PSV Eindhoven, Steven Bergwijn. Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë 25 milionë paundë për 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 9 gola në 16 takime në Eredivisie në këtë sezon. Skautë të Manchester United pritet që ta ndjekin Bergwijn në ndeshjen e radhës, ndërkohë që në rast se ky operacion realizohet, do të ngjante me atë të Memphis Depay, i blerë nga anglezët pikërisht te PSV për 25 milionë paundë në vitin 2015.