Ander Herrera ka pranuar se nuk ka arritur marrëveshjen e rinovimit me Manchester United, një lajm i mirë ky për Paris Saint-Germain. Kontrata e mesfushorit skadon në qershor dhe teksa negociata kanë 18 muaj që vazhdojnë, ato kanë arritur një rrugicë qorre. Ai do të jetë i lirë të largohet në fund të sezonit. Herrera mendohet se preferon të qëndrojë në Old Trafford, por mesa duket nuk do të ndodhë.
Është raportuar se ai kërkon të dyfishojë rrogën e tij, aktualisht Herrera fiton 90,000 euro në javë. Duke folur në prag të ndeshjes me Barcelona-n, 29-vjeçari shprehet: “Është e vërtetë se më kanë mbetur vetëm dy muaj në kontratë dhe sot Man United dhe unë nuk mendojmë njësoj.mNuk ka marrëveshje rinovimi, por detyra ime është dëgjoj klubin. Do ta dëgjoj, por jo vetëm United, edhe klubet e tjera.”