Mediat angleze shkruajnë se Manchester United është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për të transferuar në “Old Trafford”, mesfushorin e talentuar të Fulhamit, Ryan Sessegnon. 18-vjecari ka rënë në sy falë paraqitjeve të mira në këtë sezon, edhe pse skuadra e tij lundron në zonën e ftohtë të renditjes. Sessegnon është rritur në akademinë e skuadrës londineze, ndërkohë që për të interesohen edhe rivalët e United, Manchester City si dhe Tottenham. Kontrata e mesfushorit me Fulhamit skadon në verën e vitit 2020, me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera.