United kthehet në barcoletë, Young Boys mposht Juven, Bayerni e City e mbyllin në krye

5

Manchester United ka pësuar një humbje të turpshme 2-1 ndaj Valencia-s dhe do të qëndrojë në vend të dytë të grupit H. Të humbësh ndaj Valencia-s në Mestalla nuk është turp, por mënyra se si ka ndodhur është shumë e rëndë. Paraqitja e miqve është karakterizuar nga gabimet e shumta, duke filluar nga stopimet e dobëta dhe roveshiata e dështuar e Lukaku-t, deri te rasti me portën e boshatisur i shpërdoruar nga Pogba. Pa harruar edhe autogolin qesharak të Jones. Në fund ishte Rashford që ngushtoi diferencën, por ishte shumë vonë për të ndryshuar gjithçka.

Por edhe Juventus nuk bëri më mirë. Skuadra e Allegri-t është mposhtur nga Young Boys me rezultatin 2-1, por që gjithsesi ruan vendin e parë në grup. Klubi italian ka ruajtur energjitë duke parë që e kishte siguruar kreun e grupit pas disfatës së United. Dy golat janë shënuar nga sulmuesi Hoarau për vendasit, ndërsa për Juve-n e shënoi Dybala. Kjo ishte fitorja e parë e historisë së Young Boys në Champions League.

Manchester City ka përmbysur gjithçka pas golit të Kramaric për miqtë e Hoffenheim në minutat e para të takimit. Ishte Sane që me dygolëshin e tij i dha fitoren 2-1 vendasve në Etihad duke ruajtur kryesimin e grupit. Ndërkohë Lyon ka marrë një barazim 1-1 ndaj Shakhtar Donetsk që i jep kualifikimin në fazën e nokautit francezëve.

Ajax Amsterdam ka barazuar 3-3 ndaj Bayern Munich duke mbetur në vend të dytë, teksa bavarezët kanë ruajtur kryesimin e grupit E. Ishte një ndeshje  e çmendur në Amstedam Arena që i kishte të gjitha, golat, penalltitë si dhe nga një karton të kuq. Por në fund ishin gjermanët ata që kanë marrë rezultatin që i mundëson vendin e parë të grupit. Ndërkohë Benfica ka mundur 1-0 AEK duke  e lënë ekipin grek me zero pikë në fund të grupit.

Comments are closed.