Manchester United e ka nisur shumë mirë kampanjën në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur skuadrën e Young Boys me rezultat 3-0. Për United shënuan: Pogba (35, 44) dhe Martial (64). Ka përfunduar më rezultat 0-3 ndeshja në mes të Young Boys – Manchester United. Paul Pogba ka shkëlqyer në pjesën e parë për Manchester United pasi që ka shënuar dy gola, një prej të cilëve nga penalltia. Pogba shënoi në minutat 35 dhe 44’të.
Në pjesën e dytë, United e kontrolloi mirë ndeshjen dhe shënoi golin e sigurisë në minutën e 64’të me Martial. Me këtë fitore, United prin në grupin H më 3 pikë, aq sa ka Juventus në vendin e dytë që mposhti Valencian në ndeshjen tjetër.