Saul Niguez është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin e mesfushës. Ylli spanjoll ka një kontratë të gjatë me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2026. Klauzola e lirimit të tij është 150 milionë euro, shumë që Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend ta paguajnë. Mediat angleze kanë raportuar se United ka kërkuar nga Atletico Madrid të ulë çmimin për Saul.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm që për reprezentuesin spanjoll të paguajnë deri në 80 milionë euro. 24-vjeçari prej disa vitesh është duke kaluar formë të lartë dhe është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm te klubi madrilen.