United ka gati plani për ta sjellë në “Old Trafford” talentin francez

Skuadra e Manchester United po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë të mbrojtësi i krahut të djathtë Malo Gusto, që luan në League 1 me skuadrën e Lyon. Mbrojtësi 19-vjeçar francez konsiderohet si një nga talentet e së ardhmes në këtë pozicion, duke tërhequr edhe vëmendjen e Chelsea.

“Djajtë” kanë nisur bisedimet me stafin e mbrojtësit, me shpresën që ta bindin për të ardhur në “Old Trafford” verën e ardhshme. Malo Gusto ka një kontratë që skadon verën e vitit 2024 me ekipin francez dhe duket se nuk do ta rinovojë kontratën. Ndaj klubi francez dëshiron ta shesë për të evituar një largim me koston zero.

Vlera e kartonit të Malo është rreth 15 milionë euro dhe te Manchester United po mendojnë të investojnë për të siguruar një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen. Plani i “djajve” është ai i transferimit të lojtarit në huazim për një sezon në një ekip “të vogël” në Premier League për të fituar përvojë.

Advertisements

Gjithsesi, nuk ka ëpr të qenë e lehtë pasi Chelsea gjithashtu ka kohë që kërkon lojtarin, por pa arritur ndonjë marrëveshje. Malo Gusto është në sezonin e dytë si titullar me Lyon, ku ka bërë paraqitje të mirë. Ai luan edhe me kombëtaren U-21 të Francës dhe pritet që së shpejti të “zbarkojë” ne kombëtaren e madhe.