Përkeqësohen raportet mes Manchester United dhe Paul Pogasë. Sikurse raporton “Mirror”, klubi anglez e ka ndalur mesfushorin francez që të flasë për mediat rreth probleme me trajnerin Jose Mourninho dhe dëshirës së tij për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”.
Vendimi është marrë pas humbjes së United me Juventusin në Champions. Nuk mungojnë interesimet e skuadrave të mëdha për kampionin e botës. Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid po e monitorojnë me shumë kujdes situatën, sikurse PSg dhe Juventusi. Po sipas “Mirror”, dëshira e vetë futbollistit është të luajë në Spanjë. Kujtojmë se gjatë verës së kaluar Pogba bër gjithçka për t’iu bashkuar Barcelonës, por në fund drejtuesit e “Djajve të Kuq” vendosën të mos e shisnin edhe për faktin se nuk plotësuan dëshirat e Mourinos në merkato.