Paul Pogba dhe zërat rreth largimit të tij tek Real Madrid intensifikohen dita-ditës. Lajme dhe detaje të reja zbulohen në çdo orë që kalon.
Një shkëndijë rreth të ardhmes së tij e ka hedhur ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, Gary Neville, i cili njihet për marrëdhënien e ngushtë me drejtuesit dhe pronarët e Manchester United.
“Pogba është i shpërqendruar dhe një agjent i tij gjithmonë është i interesuar për ta larguar. Zërat rreth Real Madridit janë të vërtetë. Duhet që Pogba të sqarojë United rreth të ardhmes së tij. Duhet ta bëjë shpejt, kështu klubi mund të ecë përpara”, deklaroi Neville për “Sky Sport”.
Real Madrid interesohet për të marrë shërbimet e mesfushorit francez, por kontaktet po tentohen të vihen direkt me lojtarin, pasi dihet që presidenti Florentino Perez ka marrëdhënie tepër të keqe me agjentin Mino Raiola.